3.04.2025 - AKTIVITET TRAJNUES: “Kontratat e Posaçme në të drejtën e konsumatorit.”

Shkolla e Magjistraturës, më datë 3 prill 2025, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë: “Kontratat e Posaçme në të drejtën e konsumatorit. Shitja dhe ofrimi i shërbimit jashtë qendrave të tregtimit. Shitja dhe ofrimi i shërbimit në largësi. Kontrata e ofrimit të shërbimit telefonik.pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.

Ky aktivitet u drejtua nga: 

Ekspertë: Elda Vrioni dhe Ersida Teliti

Lehtësues: Marko Boshku

Qëllimi i këtij trajnimi është: rritja e nivelit të informacionit në lidhje me të drejtën konsumatore, në mënyrë të veçantë në lidhje me kontratat e posaçme, kontratat e lidhura jashtë qendrave të tregtimit, kontratat në largësi, si dhe kontratat e ofrimit të shërbimit telefonik, të identifikohen diskutimet doktrinale në lidhje me kontratat e mësipërme, si dhe të diskutohen probleme praktike në kontratat me konsumatorët.

Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve. 

Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si: 

  • Kuadri ligjor në mbrojtje të konsumatorëve; 
  • Kontratat e posaçme në të drejtën e konsumatorit;
  • Shitja dhe ofrimi i shërbimit jashtë qendrave të tregtimit; 
  • Shitja dhe ofrimi i shërbimit në largësi;
  • Kontrata e ofrimit të shërbimit telefonik; 
  • Modele pozitive të trajtimit të ankesave të konsumatorëve, në nivel administrativ;
  • Procedura e ankimit administrativ dhe  gjyqësor.

Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë të Republikës së Shqipërisë.